Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të zgjatë ‘i nxehti afrikan’

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të zgjatë ‘i nxehti afrikan’

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:58
Sylë Tahirsylaj

Pas ditëve me reshje shiu, temperaturat në vendin tonë kanë shënuar ngritje në ditët e para të verës.

Ditën e sotme, temperaturat kanë arritur deri në 36 gradë celcius, ndërsa nga SHSKUK-ja është kërkuar që personat që kanë probleme me shëndetin të mos ekspozohen në diell deri në orët e pasdites.

Media ka kontaktuar me profesorin e meteorologjisë, Sylë Tahirsylën, i cili ka thënë se këto temperatura janë normale në ditët e verës, por ka thënë se do të bien në ditët në vazhdim.

“Temperaturat e ditës së sotme janë normale për ditët e verës, por që nga dita e nesërme do të ketë rënie si në temperaturat minimale ashtu edhe në ato maksimale. Pra, temperaturat minimale nga dita e nesërme do të shkojnë nga 15 gradë celcius deri në 33 gradë maksimalja”, ka thënë Tahirsylaj.

Tutje, ai ka thënë se do të ketë erëra nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metra për sekond, ndërsa shkalla e lartë e kondensimit nga pjesa verilindore e vendit do të shkaktojë reshje të vogla të shiut në disa lokacione, duke ndikuar kështu në uljen e temperaturave.

Në fund, Tahirsylaj ka theksuar edhe njëherë që këto temperatura janë normale për vendin tonë dhe ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të krijojnë panikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat