IPK shënon 13-vjetorin

Kosova

IPK shënon 13-vjetorin

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 07:23
Inspektorati Policor i Kosovës

Sot në ndërtesën e saj në Hajvali, Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 13-të.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë ceremoni është paraparë edhe fjalë rasti nga kryeshefja ezkekutive e IPK-së, Miradije Kelmendi, ndërsa do tëshpërndahen edhe certifikata, mirënjohje dhe medalje.

Ndryshe, misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës bëhet për të siguruar llogaridhënie, efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat