Haradinaj në ngushëllime te familja Gashi

Kosova

Haradinaj në ngushëllime te familja Gashi

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:57
Ramush Haradinaj ka shkuar sot në një vizitë ngushëlluese në familjen e profesorit të ndjerë Skënder Gashi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkuar sot në një vizitë ngushëlluese në familjen e profesorit të ndjerë Skënder Gashi.

Haradinaj me këtë rast ka shkruar se Kosova humbi një njeri të çmuar që të tërë jetën  veproi për ndërkombëtarëzimin e çështjes së Kosovës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Vizitë ngushëlluese në familjen e Zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut dhe rilindasit Skënder Gashi. Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Evropën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar.  I dashur Skënder, do të jetosh me ne, në dimensionet e veprës tuaj të çmuar!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat