Shahistët e Kosovës arsyetojnë shpenzimet me fatura të vitit 2017

Kosova

Shahistët e Kosovës arsyetojnë shpenzimet me fatura të vitit 2017

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 11:21
Foto

Federata e Shahut të Kosovës ia ka bërë “shah mat” Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) për faturat lidhur me shpenzimet vjetore. Ajo i kishte arsyetuar shpenzimet e vitit 2018 me ato të vitit 2017.

Ministria Kulturës e cila për çdo vjet financon federatën e shahut në shumë prej 39,160 euro, sipas gjetjeve të fundit të Raportit të Auditimit, shpenzimet për tre muajt e parë të vitit 2018 i kishte arsyetuar me fatura të vitit 2017, shkruan Gazeta Insajderi.

Ministria dhe Federate kanë marrëveshje që pagesat duhet bërë për çdo periudhë tremujore në vlerë prej 9,790 euro, mirëpo kjo nuk ishte bërë pasi që federatës iu kishte marr buxheti nga përmbaruesi.

“Sipas memorandumit të bashkëpunimit të lidhur ndërmjet MKRS-së dhe Federatës së Shahut të Kosovës me dt.28/03/2018, MKRS-ja mbështet financiarisht federatën e shahut në vlerë 39,160€ për realizimin e objektivave të synuara të saj për vitin 2018. Sipas këtij memorandumi pagesa bëhet për çdo periudhë tremujore nga 9,790€, pas raportimit me shkrim për shpenzimin e mjeteve sipas realizimit të aktiviteteve sportive për periudhën paraprake”.

“Në një rast, kemi vërejtur se arsyetimi i shpenzimeve për tremujorin e parë të vitit 2018 nga federata e shahut ishte bërë me fatura të vitit 2017, bazuar në raportin dhe faturat e ofruara”, thuhet në raportin e Auditimit.

Kjo kishte ndodhur pasi që federatës së shahut ju kishte marrur buxheti nga përmbaruesi në tre mujorin e katërt të vitit 2017 për shkak të mos kryerjes së obligimeve të saj.

Sipas gjetje të auditorit ky veprim i ministrisë, rrit rrezikun e pagesave të parregullta dhe mos arritjes së objektivave të synuara.

Andaj për këtë ministrit, Kujtim Gashi i është rekomanduar që “duhet të sigurohet se aprovimi i shpenzimeve për subvencione bëhet vetëm pas sigurimit të dëshmive se shpenzimi i mjeteve nga përfituesit janë bërë në përputhje me objektivat e dakorduara dhe për periudhën kohore të specifikuar në memorandumin e bashkëpunimit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat