2481 nxënës shpallën fitues nga gara e klaseve të para dhe të dyta

Kosova

2481 nxënës shpallën fitues nga gara e klaseve të para dhe të dyta

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:14
Gara u zhvillua në kuadër të garave Nacionale të Diturisë dhe nxënësit kanë garuar vetëm në nivelin shkollor.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka publikuar listën e fituesve të vendeve të para të klasës së I dhe të II-të, në gjithë Kosovën.

Gara u zhvillua në kuadër të garave Nacionale të Diturisë dhe nxënësit kanë garuar vetëm në nivelin shkollor.

Janë gjithsej 2481 nxënës fitues nga pjesa dërmuese e shkollave që kanë marrë pjesë në këtë garë, e cila për herë të parë është organizuar nga Qeveria e Kosovës për të gjithë nxënësit pa dallim.

Të gjithë këta fitues do të pajisen me certifikatë përkatëse nga Qeveria e Kosovës, si dhe shpërblehen me nga një libër, një fletore dhe një laps.

“Nxënësit e klasave të para dhe të dyta nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal dhe republikan të garës e kjo ndërlidhet ekskluzivisht me moshën që ata e kanë si dhe me formën e testit që do të mund të shtjellohej më pas në kuadër të garave komunale”, thuhet në komunikatë.

“Në nivelin komunal, testi ka marrë formë ekskluzive të garave të diturisë sepse është profilizuar gara në fusha përkatëse të diturisë si dhe është shtuar numri i pyetjeve, duke mos pasur mundësi që të ruhet thelbi i karakterit të Lojës dhe veprimtaria e tyre, si një mundësi kyçe për këto grupmosha”.

Më poshtë lista e nxënësve fitues:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20e%20fituesve%20per%20klasen%201-2.pdf

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat