Vetëm pak minuta larg Prishtinës: Liqeni në të cilin janë të fundosura një kishë dhe disa varreza

Kosova

Vetëm pak minuta larg Prishtinës: Liqeni në të cilin janë të fundosura një kishë dhe disa varreza

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Liqeni i Badovcit gjendet vetëm 5 kilometra larg kryqeytetit të Kosovës, Prishtinës. Ky rezervuar artificial, është padyshim një prej bukurive që duhet ta vizitoni këtë verë

Diga u ndërtua në vitet 1963-1966 në menyrë që të furnizoëj qytetin e Prishtinës me ujë dhe është 52 metra e lartë e 246 metra e gjerë.

Gjatë ndërtimit fshati Novo Selle u zhvendos sipër liqenit, kurse fshati Badovc përfundi digës.

Një fakt interesant dhe historik rreth liqenit është se aty ndodhen të fundosura nje kishë e vjetër dhe varrezat e fshatit Novo Selle.

Ndërsa sa i përket turzimit, liqeni është mjaft i frekuentuar nga turistët verës. Aty në afërsi ka shumë dyqane, ndërsa gjenden edhe restorante në të cilat ushqimi nuk është shumë i shtrenjtë.

Rreth liqenit ka edhe hapësira për t’u ulur e për të vendosur çadra, kështu që mund të shijoni një pushim të mirë.

Ndërsa, është shumë i frekuentuar edhe nga peshkatarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat