Ja si do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve në vijim

Kosova

Ja si do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve në vijim

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:39
Ilustrim

Moti i nxehtë do të vazhdoj edhe ditët në vijim, edhe pse pasdite në vende-vende mundësi për reshje lokale shiu.

Sipas “Prishtina Weather”, dy ditët e ardhshme por edhe fundjave do jenë të nxehta, kurse nga java e ardhshme masa më të freskëta ajrore dhe të paqëndrueshme, do të depërtojnë mbi rajon, duke mundësuar edhe reshje lokale shiu, me tendencë të uljes së temperaturës rreth vlerave mesatare.

Moti ditët në vijim:

4.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

5.07 – Nxehtë, deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

6.07-7.07 – Në fundjavë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Të dielen pasdite vransira kalimtare.

8.07 – Nxehtë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta dhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga krahu verior 1-4m/s., e nga dita e diel, erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike deri në fundjavë gradualisht do të zbres edhe nën vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat