Përurohen pajisjet moderne në Kirurgjinë Maksillofaciale

Kosova

Përurohen pajisjet moderne në Kirurgjinë Maksillofaciale

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:11
Foto

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, ku ka përuruar pajisjet e reja të cilat janë blerë për këtë klinikë.

Për herë të parë, nga themelimi i saj më 1983, kjo klinikë është pajisur me një  Ortopan 3-Dimensional të teknologjisë së fundit.

MSh nëpërmjet një komunikate thotë se shërbimet që janë kryer deri sot nga qytetarët në institucione private, si rentgeni i kockave të fytyrës, kokës dhe dhëmbëve, nga tani mund të realizohen në QKUK, me imazhe shumë më të avancuara.

Ministri Ismaili tha se këto investime po bëhen në vazhdën e shtimit të shërbimeve mjekësore në institucionet publike shëndetësore.

“Interesi jonë kryesorë janë pacientët. Të gjitha këto investime që po bëjmë janë për të ndalur keqtrajtimin e tyre nga një klinikë në tjetrën, por edhe për të ruajtur xhepin e tyre. Sot është një ditë e lumtur për të parë kësaj klinike, këtyre profesionistëve shëndetësorë, po u shtohet edhe një shërbim i ri, i munguar prej kohësh.”, ka thënë ministri Ismaili

Më tej, ministri Ismaili tha gjatë këtij viti do të blihen edhe shumë pajisje të tjera për avancuar shërbimet mjekësore për qytetarët tanë.

Mjeku specialist i kësaj klinike, Shkëlzen Komoni, tha se në mungesë të kësaj pajisje, ata shpeshherë janë detyruar të kthejnë pacientët pa i marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.

“Nga viti 1983, kur është themeluar kjo klinikë, ne nuk e kemi pasur një pajisje të tillë. Tani do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave të qytetarëve për këto lloj shërbimesh”, ka thënë ai.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se po punohet çdo ditë që sistematikisht në të gjitha klinikat  të ketë shtim dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat