Ekspertët kundër terrorizmit të BE-së viziton Policinë e Kosovës - Bota Sot
Ekspertët kundër terrorizmit të BE-së viziton Policinë e Kosovës

Kosova

Ekspertët kundër terrorizmit të BE-së viziton Policinë e Kosovës

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:56
Foto nga takimi

Sot në Policinë e Kosovës qëndroi një delegacion ekspertësh kundër terrorizmit të BE-së, të cilët u pritën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë të tij.

Sipas Policisë, temë e diskutimit  me ekspertët e BE-së ishte identifikimi i nevojave, si dhe të përpunohen bashkërisht veprimet prioritare të bëra për Kosovën në luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe kushtet për zbatimin e tyre dhe mundësitë për mbështetjen nga BE-ja për veprimet prioritare.

 “Ekspertet nga BE-ja shprehën vlerësimin e lartë për përkushtimin dhe përkrahjen e Kosovës në hartimin e Planit të Përbashkët të Veprimit kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, ku angazhimi dhe bashkëpunimi i Kosovës në këtë fushë të rëndësishme u mirëprit edhe nga shtetet anëtare të BE-së”, thuhen në komunikatën e Policisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat