Gani Syla iku nga kjo jetë me vepra të mira

Kosova

Gani Syla iku nga kjo jetë me vepra të mira

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 13:29
Gani Syla

Nisma Socialdemokrate pas vdekjes së nënkryetarit të komunës së Drenasit, Gani Syla, u ka shprehur ngushëllime familjes, shokëve dhe dashamirëve, duke vlerësuar larë veprën e tij për lëvizjen kombëtare për liri.

Reagimi i plotë:

Lajmi për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Gani Syla, të gjithë ne shokëve e miqve të tij të idealit na la të heshtur!

Ganiu iku nga kjo jetë, duke lënë prapa kujtime të mira, vepra të mira, por njëkohësisht duke lënë një zbrazëtirë të madhe në familje, farë e fis, në miq e shokët e Lëvizjes Kombëtare për liri!

E shfrytëzojmë ketë rast të hidhur për të ngushëlluar familjen e ngushtë e të gjerë të tij, shokët dhe dashamirët e shumtë të tij!

I përjetshëm qoftë kujtimi për njeriun e urtë - Gani Syla!

NISMA Socialdemokrate e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat