Gjykata merr vendim për dy të arrestuarit që shisnin teste në Fakultetin Juridik

Kosova

Gjykata merr vendim për dy të arrestuarit që shisnin teste në Fakultetin Juridik

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:27
Fakulteti Juridik

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve G.S. dheE.B. për shkak të dyshimit se secili veç e veç ka kryer veprën penale Mashtrim nga neni323 par.1 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve G.S. dhe E.B. i’u ka caktuar masën e paraburgimit për secilin nga 1 (një) muaj.

Të arrestuarit janë të dyshuar për shitje të testeve në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.

Lidhur me këtë rast, policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ,,testit”, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat