Eliot Engel viziton Pejën, pritet nga Harry Bajraktari

Kosova

Eliot Engel viziton Pejën, pritet nga Harry Bajraktari

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:28
Pamje nga vizita

Pas vizitës që kishte në Gjakovë ku u përurua edhe rruga Ponoshec – Qafë Morinë që morri emrin e tij, kongresmeni Eliot Engel vizitoi sot edhe qytetin e Pejës.

Kongresimeni amerikan që po ashtu është edhe kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, u prit në qytetin perëndrimorë të Kosovës nga biznesmeni Harry Bajraktari.

Engel i cili kishte marrë  pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë, bëri homazhe tek shtatorja e atdhetarit Haxhi Zeka si dhe luftëtarit Shkëlzen Haradinaj.

Engel njihet si mik i madh i shqiptarëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat