Mësuesi thoshte se i ka pasur krejt dysha, Ramiz Lladrovci paraqet veten nxënës shembullor

Kosova

Mësuesi thoshte se i ka pasur krejt dysha, Ramiz Lladrovci paraqet veten nxënës shembullor

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 23:08
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka një histori krejtësisht të kundër për shkollimin e tij. Teksa ai sonte po e paraqet veten si nxënës të shkëlqyer me vetëm dy nota të dobëta për shkak të pubertetit, një mësues i tij kishte treguar krejt diçka tjetër.

Xhemë Binaku, dikur mësues në komunën e Drenasit kishte refuzuar mirënjohjen nga kryetari i kësaj Ramiz Lladrovci.

Arsyetimi i tij kishte qenë i qartë. Thoshte se nuk mund ta vlerësojë një nxënës aq i dobët sa Lladrovci. Për të thoshte se i kishte pasur të gjitha notat dysha.

“Unë e kam refuzuar se punën time nuk mund ta vlerësoj një nxënës aq i dobët sikurse ka qenë Ramiz Lladrovci absolutisht asgjë nuk merr erë”.

“Mund ta gjeni edhe suksesin e tij krejt mjaftueshëm [2]. Njerëzit e tillë të vihen në krye të institucione pse kemi krizë ekonomike krizë në ekonomi, ai në fund edhe në debat tha se nuk ka lënë gjë pa bë kur ka qenë i ri”, kishte deklaruar Binaku dy vite më parë.

Por sonte ka diçka tjetër për të thënë, Lladrovci. Ai e përshkruan vetën nxënës aq të mirë sa që thotë ka pasur vetëm dy nota që ia kishin prishur suksesin e shkëlqyer.

Kryetari i Drenasit, sot fajtorë për treshin në fizik dhe katërshin në matematik e bënë pubertetin.

“Notat i kom pas shembullore” ka thënë Lladrovci.

“Por në klasën e shtatë, në moshën e pubertetit m’kishin pas ra njo dy nota”

“Ni tresh e kom pas në fizikë dhe në matematikë ni katërshe”, ka shtuar kryetari i komunës së Drenasit.

Përkundër se mësuesi Binaku, thoshte se Lladrovci i ka të gjitha dysha, ai tash po planifikon të doktorojë pas disa muajve.

“Tash edhe pak po doktoroj. Për njo dy tre muaj”, ka deklaruar Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat