Fundjava me diell, javën tjetër rënie e theksuar e temperaturave

Kosova

Fundjava me diell, javën tjetër rënie e theksuar e temperaturave

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 07:45
Ilustrim

Fusha të presionit të lartë dhe rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon gjatë fundjavës, duke kushtëzuar një mot të nxehtë, stabil dhe kryesisht me diell.

Për ditën e sotme, moti do të mbajë kryesisht me diell, pasdite me vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Ndërsa, javën e ardhshme priten reshje lokale shiu dhe rënie e theksuar e temperaturave.

Nga mesi i javës së ardhshme priten edhe rënie të theksuar të temperaturave për pesë deri në dhjetë gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat