Bëni mirë të mos dilni nga shtëpia, ja çfarë temperatura na presin nesër

Kosova

Bëni mirë të mos dilni nga shtëpia, ja çfarë temperatura na presin nesër

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 22:59
ilustrim

Nesër në Kosovë do të ketë përsëri temperatura të larta.

Për dallim nga sot që më e larta e ditës ishte 29 gradë, nesër do të kemi 33 gradë celsius temperatura.

Por, nga pasnesër do të kemi rënie të temperaturave të cilat pritet të zbresin deri në 24 gradë, më e larta e ditës.

Ndërkohë, temperatura mbi 30 gradë celsius sipas mjekëve është e rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit.

Madje edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike para disa ditësh ka lëshuar një njoftim ku thuhej se në këto ditë duhet të evitohet kontakti me diellin nga të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat