Moti përvëlues edhe sot në Kosovë

Kosova

Moti përvëlues edhe sot në Kosovë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale të dielën do të arrijnë në 33 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat