Ndriçohet fshati i Fatmir Limajt

Kosova

Ndriçohet fshati i Fatmir Limajt

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:40
Ilustrim

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në territorin e Komunës së Malishevës, është duke u punuar edhe në rregullimin e ndriçimit publik në disa vendbanime. Këto ditë ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në fshatin Mirushë dhe në fshatin Bardh.

Poashtu, është ka përfunduar ndriçimi edhe në një lagje të fshatit Banjë, që njihet si fshati ku është lindur zëvëndëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Rregullimi i ndriçimit publik është pjesë e investimeve kapitale të parapara për këtë vit dhe pjesë e investimeve në krijimin e sigurisë më të madhe në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Po ashtu rregullimi i ndriçimit ndihmon edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve gjatë orëve të mbrëmjes.

Rregullimin e ndriçimit në këto vendbanime, mbrëmë e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili u nda i kënaqur me mënyrën e realizimit të projektit dhe cilësinë e punimeve. Berisha, gjithashtu ka biseduar edhe me banorët e këtyre vendbanimeve, të cilët rastisnin në rrugë, në orët e mbrëmjes.

Në të gjitha rastet, banorët kanë shprehur kënaqësinë e tyre, pasi tani mund të ecin lirshëm edhe në orët e mbrëmjes, por edhe kanë siguri më të madhe, pasi hapësirat janë të ndriçuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat