MKRS ndau çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”

Kosova

MKRS ndau çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 11:45
MKRS ndau çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një ceremonie ka ndarë çmimet për Artet Pamore ‘Muslim Mulliqi;, ku çmimi kombëtar për veprimtari jetësore iu nda profesorit të ndjerë, Agim Çavdarbasha.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se kjo është një ditë e veçantë pasi ndahen çmime në shenjë mirënjohje për një punë dhe angazhim maksimal.

Ai tha se për këtë ka vendosur juria e cila ka bëre vlerësimin profesional.

"Çmimi kombëtar për veprimtari jetësore postmortum i jepet Agim Cavdarbashës dhe çmimi për kontribut vjetor i jepet Agim Salihut. Sot ndjehuni mirë se shteti, MKRS, po e vlerëson punën tuaj", tha Gashi.

Në emër të familjes, çmimin për veprimtari jetësore e mori Sebahate Çavdarbasha.

 "Ndjehem e lumtur dhe më vjen mirë që ky çmim iu nda profesorit Agim Çavdarbasha. Ai nuk është vetëm profesor yni, por edhe i përmasave ndërkombëtare. Unë besoj se ato skulptura që gjenden në muze, do të ruhen dhe do të kenë kujdesin maksimal", u shpreh ajo.

E profesori Agim Salihu tha se çmimi vjetor ka një rëndësi të madhe pasi po vlerësohet puna dhe kontributi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat