Vëllai i Fatmir Limajt bëhet profesor në Universitetin e Prizrenit - Bota Sot
Vëllai i Fatmir Limajt bëhet profesor në Universitetin e Prizrenit

Kosova

Vëllai i Fatmir Limajt bëhet profesor në Universitetin e Prizrenit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:32
Demir Limaj dhe Fatmir Limaj

Demir Limaj, vëllai i kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj nga mësimdhënës i angazhuar do të bëhet profesor asistent në Universitetin e Prizrenit.

Demiri ka marrë titullin Profesor Asistent për disa lëndë në fushën e ekonomisë, në Fakultetin Ekonomik të UPZ.

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” të premten votoi përzgjedhjen e Limajt në këtë pozitë, i cili mposhti 7 kundërkandidatë, shkruan Reporteri.net.

Sipas universitetit, votimi për të ishte unanim. Deri më tani sipas universitetit nuk ka pasur ankesa nga kundërkandidatët.

“Pas kalimit të gjitha procedurave të parapara me Konkurs, Statut dhe dispozitat ligjore dhe nënligjore, në mbledhjen e mbajtur më 5.7.2019 me propozim të Komisionit Recensues dhe Komisionit të Studimeve dhe me votim unanim(18 vota) të Senatit të Universitetit, z. Limaj është zgjedhur në thirrjen Prof. Ass. në Fakultetin e Ekonomisë. Të njëjtën ditë janë plotësuar 5 vende me staf akademik në këtë njësi akademike”, thuhet në përgjigjen e universitetit.

Kujtojmë se më 7 maj Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Nismën për ndikim në zgjedhjen e rektorit të këtij universiteti.

Parlamenti Studentor, kishte publikuar një foto ku Demir Limaj shihej në oborrin e Universitetit duke biseduar me u.d. Rektorin Prof. Ismet Temaj që synonte të merrte pozitën e rektorit.

Dhe 7 ditë opas fotos Ismet Temaj u zgjedh rektor i UPZ-së, i cili mposhti kundër kandidatët Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...