Mbi 2 mijë e 300 persona të pickuar nga rriqrat, një në gjendje të rëndë

Kosova

Mbi 2 mijë e 300 persona të pickuar nga rriqrat, një në gjendje të rëndë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:55
Foto

Mbi 2300 persona janë pickuar nga rriqrat vetëm gjatë këtij viti, derisa komuna e Malishevës dhe ajo e Prishtinës prijnë me numrin më të madh të rasteve.

 Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) kanë bërë të ditur se numri i të pickuarve në Komunën e Malishevës ka arritur në 968, 368 raste në komunën e Suharekës, 273 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit.

Sipas tyre, pickimi nga rriqrat ka ndodhur si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, në shkurre dhe në stalla, si dhe si pasojë e veshmbathjes joadekuate.

Përndryshe, numër i madh i të pickuarve nga rriqrat është paraqitur edhe në komunën e Prishtinës. Sipas drejtorit të Shëndetësisë në këtë Komunë Bujar Gashit, deri tani rreth 550 persona në këtë komunë janë pickuar nga rriqrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat