Kosova liron serbin që u dyshua për krime lufte në Krushë të Vogël

Kosova

Kosova liron serbin që u dyshua për krime lufte në Krushë të Vogël

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:53
Ilustrim

Organet e drejtësisë në Kosovë e kanë liruar nga paraburgimi Millosh Petkoviqin, i dyshuar për krime lufte kundër civilëve në fshatin Krushë të Vogël të Rahovecit

Mbrojtësi i Petkoviqit, Lubinko Todoroviq ka thënë se akuzat kundër Petkoviq ishin “të rrejshme”, e gjë për të cilën sipas tij flasin edhe tre dëshmitarë.

Ai ishte arrestuar në Hungari më 6 shtator 2018, sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga EULEX-i.

Petkoviq  u ekstradua nga Hungaria në Prishtinë më 17 maj 2019, i cili sipas mediave ishte rasti i parë i ekstradimit pasi që Kosova mori përsipër nga organet e EULEX-it proceset e krimeve të luftës.

Petkoviq ka qenë në burg në Podujevë deri dje dhe tani është liruar.

Ai është nga Krusha e Vogël dhe tani jeton në Serbi.

Në masakrën që ndodhi më 26 mars të vitit 1999 në Krushë të Vogël , u masakruan 113 civilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat