Tahiri: Për mua e rëndësishme është LDK-ja, Hysni Gërguri kryetar i degës në Vushtrri

Kosova

Tahiri: Për mua e rëndësishme është LDK-ja, Hysni Gërguri kryetar i degës në Vushtrri

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:44
Xhafer Tahiri, Hysni Gërguri

Procesi i brendshëm zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po shkon ashtu siç duhet. Në shumë komuna pati incidente, madje edhe rrahje me karrige, çka solli përçarje brenda delegatëve të partisë.

As Komuna e Vushtrrisë që udhëhiqet nga ky subjekt nuk kaloi pa zhurmë. Të dielën që lamë pas në nëndegën “Dardania” procesi zgjedhor përfundoi me përleshje verbale, ku u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Ndonëse u tha se kjo erdhi si pasojë e kundërshtimeve në mes dy grupeve, grupit të kryetarit të degës së LDK-së, Hysni Gërgurit dhe atij të kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ky i fundit përmes një reagimi mohoi të jetë i përfshirë në çfarëdo forme në këtë incident. Derisa çdo gjë e quajti si tendencioze nga kundërshtarët që e duan dobësimin e LDK-së në këtë komunë.

Ndërsa për Indeksonline, Tahiri nuk e mohoi se nuk do të jetë kandidat për kryetar të degës së LDK-së. Ai tha se kjo s’ka të bëj me tërheqje, por me një marrëveshje që procesi të ec përpara, e që sipas tij e rëndësishme është LDK-ja.

“Nuk ka të bëj me tërheqje në LDK, unë kam deklaruar dhe më herët që për mua ajo që është më e rëndësishmja është LDK-ja, edhe kur kam qenë kryetar i forumit të rinisë, kam ba kompromise bashkë me ekipin tim, edhe këtë herë unë jam aty ku është kompromisi.

Nuk ka të bëj me tërheqje, ka të bëj me një marrëveshje që të ec procesi përpara në Vushtrri. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e LDK-së që e kanë mbështet që vazhdojnë ta mbështesin LDK-në në Vushtrri, ku LDK-ja është më e madhe se të gjithsecili nga ne individualisht”, u shpreh Tahiri.

Madje ai tha se kryetari aktual i degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri do ta vazhdoi mandatin e tij, çka nënkupton se ky i fundit s’do të ketë kundër kandidat.

“Sigurisht që dr. Hysni Gërguri do të jetë kryetar i degës në vitet në vijim edhe pastaj do të vazhdojmë drejtë fitoreve të reja”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat