Rinovohet Kardiologjia Invazive, premtohen investime edhe më të mëdha në shëndetësi - Bota Sot
Rinovohet Kardiologjia Invazive, premtohen investime edhe më të mëdha në shëndetësi

Kosova

Rinovohet Kardiologjia Invazive, premtohen investime edhe më të mëdha në shëndetësi

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:39
Kardiologjia Invazive

Sot është bërë përurimi i rinovimit të Kardiologjisë Invazive me njësinë e re koronare, ku tashmë do të jenë dy salla ku pacientët do të mund të trajtohen.

Ky investim u tha se do të ndikojë që pacientët të marrin trajtim më të mirë dhe se nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërim jashtë vendit.

Po ashtu, u premtua se në shëndetësi do të vazhdohet të investohet, me qëllim që të ruhen xhepat e qytetarëve.

Në përurim mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili tha se një investim i tillë tregon se kur bëhen bashkë profesionalizmi dhe vullneti politik mund të arrihet cdo gjë.

Ai është zotuar se investimet në sektorin e shëndetësisë do të rriten, me të vetmin qëllim që qytetarët kosovarë të ndjehen të barabartë me qytetarët e vendeve tjera sa i përket shërbimeve shëndetësore.

Veseli: Shërbimi është jashtëzakonisht cilësor, punëtorët shëndetësor i kemi shumë profesional

“Është një mesazh për qytetarët se në këto ambiente trajtohen njëjtë si kryetari i Kuvendit për aq sa edhe fermeri në ara, do të thotë kjo është e jashtëzakonshme, shërbimi është jashtëzakonisht cilësor, punëtorët shëndetësor i kemi shumë profesional. Do të ecim përpara edhe më shumë që të jemi më afër qytetarit, t’iu krijojmë atyre siguri që të kenë mundësi të barabarta që këtë liri tonën dhe të drejtat për shërbime t’i kemi të gjithë njëjtë, qoftë ai i cili është i privilegjuar në postet e veta burokratike, qoftë qytetari i thjeshtë. Vërtetë është shumë inkurajuese kur e sheh diçka që po ndodh mirë në Kosovë dhe nëse kthehemi mbrapa vetëm një vit apo dy edhe e kujtojmë gjithë ato miliona të derdhura të njerëzve tanë të varfër anë e kënd vendeve përreth...Unë vetëm mundem të zotohem se investimet në sektorin e shëndetësisë kanë me u rrit dhe qytetarët tanë kanë me e ndje vetà «n të barabartë, për të mos thënë edhe më mirë se shumica e vendeve regjionale në shërbimet shëndetësore”, tha Veseli.    

Lajm të mirë funksionalizimin e dy sallave të Kardiologjisë Invazive e ka quajtur edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili  tha se tash e tutje qytetarët nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërim jashtë vendit.

Ministri Ismaili deklaroi se e mira e këtij investimi është se përpos që shpëtohet jeta kursehet edhe xhepi i qytetarëve.

Ismaili: Përpos që shpëtohet jeta kursehet edhe xhepi i qytetarëve

“Është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës që kemi dy salla funksionale që kushdo që ka sulm në zemër mund të vijë dhe të marrë shërbime në Kosovë. Pse kjo është e rëndësishme është për vet faktin se për shumë kohë të gjata ne kemi pa që qytetarët tanë në orët e tyre më të vështira, jo që nuk kanë mundur të gjejnë shërbime, por është dashur edhe të mendojnë ku t’i gjejnë të hollat me mijëra euro për të gjetur një shërim. Fakti që sot arrihet të merret shërbimi në një kohë shumë të shpejtë pa dallim dhe pa asnjë intervencë, por ata që vijnë të parët ata e marrin shërbimin dhe tani më nuk kemi as lista të pritjes. E dyta, është e mira se përpos që shpëtohet jeta kursehet edhe xhepi i qytetarëve, i cili ka qenë më miliona euro të cilat është dashur të shpenzohen nga qytetarët tanë dhe shpesh herë nuk kanë mundur të marrin shërbimin e duhur. Siç e shihni edhe vet obje kti është modern, aparatura është mjaftë moderne, kemi arritur ta sjellim një angiograf që është blerë e ka mbetur për dy muaj në Vjenë dhe tani ai është vendosur, është funksional. Pra, nuk ka aparaturë që vije e nuk hyn në funksion, siç kemi pasur raste në të kaluarën”, tha Ismajli.

Ai tha se janë larguar listat e pritjes dhe mundësitë që të ketë keqpërdorime.

Sipas Ismailit tani ka vetëm shërbime për qytetarët dhe ato pa iu kushtuar atyre shpenzime mijëra euro.

Kreu i Shëndetësisë u shpreh se e gjithë puna nuk do të mund të bëhej pa një mbështetje të menaxhmentit të QKUK-së, pasi sipas tij janë thyer interesa të mëdha që kanë vendosur t’i dërgojnë pacientët në klinika private.

Ismaili: Kemi thyer interesa të mëdha

“Kjo nuk do të ishte arritur pa një mbështetje të fuqishme, sepse dihet që këtu kemi thyer interesa të mëdha të cilat shpesh herë kanë vendosur pacientët tanë të dalin në klinika private e të paguajnë mijëra e mijëra euro. Kjo nuk është më një gjë e tillë dhe besoj që është një fitore e madhe për mjekësinë kosovare, por po ashtu edhe për qytetarët tanë”, tha Ismaili.

Ndërkaq, drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, u shpreh se me funksionalizimin e dy sallave të Kardiologjisë Invazive tani e tutje pacientët do të marrin shërbime 24 orë.

Sejdiu: Pacientët tani e tutje do të trajtohen 24 orë

“E gjithë kjo është mundësuar normal edhe përkrahjes dhe buxhetit edhe të gjitha ato që na kanë mundësuar sigurimin e aparatit të ri, të dytë që një kohë të gjatë ka pas qëndruar në Austri dhe tani stafit i cili vërtet punon zellshëm. Çka është më e rëndësishmja është që pacientët tani e tutje do të trajtohen 24 orë pa ndërprerë edhe në dy orët e para, që është shumë e rëndësishme dhe ky projekt që ka filluar të hënën, do të thotë si pilot projekt për Prishtinën dhe do të zgjerohet në gjithë Kosovën, që edhe dy orët e para pacienti kudo që të jetë në rrugë do të vijë drejtë në sallë duke i anashkaluar ato procedurat administrative. Kjo është një e arritur mjaftë e madhe sepse na barazon me vendet mjaftë të zhvilluara, sepse në regjion nuk e kanë të gjitha vendet. Përparësia më e madhe është që pacientët tanë do të jenë përfituesit më të mëdhenj dhe mbi të gjitha siguria e cdo qytet ari në cdo kohë”, tha ai.

Kujtojmë se pas fillimit të shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është larguar lista e pritjes për stentim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...