Në Kamenicë, mbyllen shtatë separacione dhe një deponi e zhavorit

Kosova

Në Kamenicë, mbyllen shtatë separacione dhe një deponi e zhavorit

Nga: A.SH Më: 10 korrik 2019 Në ora: 20:59
Foto

Në Komunën e Kamenicës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe Inspektorati komunal i Komunës, kanë mbyllur seperacione dhe deponi të zhavorit, pasi janë gjetur shumë parregullësi.

Këtë e bëri të ditur vet kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati, permes një postimi në Facebook

Postimi në Facebook:

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe Inspektorati komunal i Komunës së Kamenicës dje kanë zhvilluar një aksion inspektimi.

Janë inspektuar të gjitha seperacionet dhe deponitë e zhavorit. Pasiqë janë hasur shumë parregullësi, janë mbyllur shtatë separacione dhe një deponi e zhavorit. Kurse dy separacioneve të tjera u është dhënë afat prej 30 ditësh që të pajisen me leje ujore.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat