Rritet pak niveli i liqeneve

Kosova

Rritet pak niveli i liqeneve

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:47
Ilustrim

Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina”, do të kërkojë nga inspektorët e komunave t’i gjobisin personat të cilët janë duke e keqpërdorur ujin e pijshëm.

Me ngritjen e temperaturave, ka rënë niveli i ujit në dy liqenet akumuluese, përderisa janë rritur edhe ankesat e qytetarëve për mungesë të tij, raporton KTV.

Megjithatë, edhe përkundër reshjeve të dy ditëve të fundit, niveli i këtyre dy burimeve të ujit është rritur vetëm për disa centimetra.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Arjeta Mjeku, ka thënë se për këtë shkak ata do të dalin në terren me inspektorët komunalë.

Mjeku ka shtuar se përkundër që kjo kompani është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët, ka ankesa nga ata që janë në pika të larta të furnizimit.

Në Komunën e Prishtinës, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se gjobat i japin vetëm me kërkesë të kompanisë, përderisa shtuan që deri më tani nuk kanë pasur kërkesa të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat