Gjesti i mahnitës i Komunës së Rahovecit për mërgimtarët këtë vit

Kosova

Gjesti i mahnitës i Komunës së Rahovecit për mërgimtarët këtë vit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Për të dytin vit radhazi kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 15 korriku deri më 15 gusht. Me këtë vendim, ashtu sikurse edhe një vit më parë, kjo Komunë ua ndalon gjatë kësaj periudhe punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale të hyjnë  me automjete në oborrin e saj.

Latifi ka thënë se kjo po bëhet në mënyrë që diasporës së kësaj komune t’u krijohet lehtësi në marrjen e dokumenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat