Gashi takon Myftiun Tërnava, diskutojnë për gjendjen në Kosovë

Kosova

Gashi takon Myftiun Tërnava, diskutojnë për gjendjen në Kosovë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:18
Skënder Gashi dhe Naim Tërnava

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës Skender Gashi, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava.

Gashi ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut, se me Tërnavën kanë biseduar rreth gjendjes sociale-ekonomike-politike në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot pata një takim me Myftiun e Republikës se Kosovës Mr. Naim Ternava , me të cilin zhvilluam një bisedë rreth gjendjes sociale-ekonomike-politike në Kosovë (para dhe pas luftës), ku BIK mund të këtë rol pozitiv në proceset që po zhvillohen në Kosovë, pasi 90 % e popullit i takon besimit mysliman.

-E falënderoj myftiun për pritjen që na bëri dhe bisedën që e zhvilluam me një frymë mjaft të sinqertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat