Asfaltohen 500 metra rrugë në Bubël të Malishevës

Kosova

Asfaltohen 500 metra rrugë në Bubël të Malishevës

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në territorin e Komunës së Malishevës, sot janë asfaltuar rreth 500 rrugë në fshatin Bubël. Asfaltimin e rrugës e ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me disa nga banorët, të cilët i ka uruar për rrugën.

“Ne po vazhdojmë me rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, e në veçanti të infrastrukturës rrugore. Rrugët kryesore, në të gjitha fshatrat tashmë janë të përfunduara dhe tani jemi duke rregulluar rrugët nëpër lagje, sikurse jemi duke ndërtuar rrugët sot në Bubël. Ju banorët e gëzofshi këtë rrugë, sikur edhe rrugët dhe investimet tjera, e ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë bisedës me banorë.

Rruga e gjatë 500 metra, fillon nga njëra lagje dhe vazhdon deri tek varrezat e fshatit, rrugë e cila ka qenë kërkesë e banorëve  të Bublit. Rregullim dhe asfaltimi i kësaj rruge, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat