FMN-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me asistencë teknike

Kosova

FMN-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me asistencë teknike

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:36
Bedri Hanza dhe Tao Zhang

Ministri Hamza po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kroacisë, me titull “Demografia, punësimi dhe rritja në drejtim të së ardhmes së Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, e cila po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Siç njofton kumtesa, Hamza e njoftoj Tao Zhang me të arriturat e Kosovës, duke filluar nga stabiliteti makro fiskal, respektimin e rregullave fiskale dhe borxhin publik të ulët të cilin vazhdon ta ketë Kosova, përcjell lajmi.net.

Po ashtu Ministri Hamza e njoftoj Zhang për masat e marra në politikat fiskale të cilat kanë treguar rezultate shumë të mira në zhvillimin e sektorit të prodhimit, dhe si rezultat i kësaj kemi rritje të eksportit dhe ndryshim në strukturën e mallrave të eksportuara.

Ministri e falënderoj z. Zhang për asistencën teknike që FMN-ja e ka ofruar për Kosovën ndër vite dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Kosova në përgjithësi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Tao Zhang e falënderoj Ministrin Hamza për takimin dhe e përgëzoi për ruajtjen e stabilitetit financiar, që është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike sipas kërkesës së Ministrisë.  Zhang po ashtu u shpreh i lumtur për bashkëpunimin e shkëlqyer të FMN-së dhe Qeverisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat