Punëtorët e Lotarisë së Kosovës serish në protestë - Bota Sot
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës serish në protestë

Kosova

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës serish në protestë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:09
Ilustrim

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesë për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës shpreh shqetësimin dhe indinjatën me neglizhencën e institucioneve vendore  pasi që nga ndalimi i lojërave të fatit në mars të këtij viti, ato nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar. 

Protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, thuhet në njoftimin për media. 

Ndryshe, kjo është protesta e tretë e organizuar nga punëtorët e Lotarisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...