Ramiz Lladrovci vozitë kombajën në Drenas

Kosova

Ramiz Lladrovci vozitë kombajën në Drenas

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:38
Ramiz Lladrovci

Me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjes, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar hapjen e fushatës së korrje shirjeve në Komunën e Drenasit.

Komuna me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, ku fillimisht ka formuar Komisionin i cili do të përcjell fushatën e korrje-shirjes dhe pasi që Komisioni ka konstatuar se janë plotësuar kushtet për fillimin e korrje-shirjes.

Fushata e korrje-shirjes pothuajse ka filluar ne të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit. Në territorin e Komunës janë të mbjella 1762 hektarë me grurë, ndërsa rendimentet këtë vit janë të kënaqshme dhe sillen mesatarisht rreth 3000-3500 kilogram për hektarë, ndërsa për elb, 2600 kilogram për hektar. Nëse kushtet atmosferike janë të mira, kjo fushatë pritet të përfundojë brenda 14 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat