Haradinaj e lëvdon kryetarin e Vushtrisë: Xhaferi Tahiri po vrapon pas punëve

Kosova

Haradinaj e lëvdon kryetarin e Vushtrisë: Xhaferi Tahiri po vrapon pas punëve

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:00

(E plotësuar) - Ramush Haradinaj i ka bërë një kompliment kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahirit duke thënë se ai është i fokusuar në tema dhe se vrapon pas punëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake hiqet në ditën kur Serbia e njeh Kosovën si shtet.

Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë Haradinaj ka përmendur edhe punën e vizave për të cilat tha se nuk është larg dita kur do të udhëtojnë në Evropa pa viza ndërkohë që ka thënë se kjo çështje nuk ka lidhje me taksën.

“Vizat nuk i kemi larg mi marrë. Jemi në punë, nuk është e lidhur me taksën. Kërkesa për pezullim të taksës ekziston. Më  shumë është si mënyrë për disiplinime. Kur të na njeh Serbia hiqet taksa”, tha  Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe vizitën e presidentit të Francës Emanuel  Macron  në Serbi, ku tha se raportet Kosovë-Francë janë po ato që kanë qenë, në nivel të mirë bashkëpunimi.

Gjatë vizitës në Vushtrri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim  me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri.
 Haradinaj e përgëzoi kryetarin e Vushtrrisë për punën që po bën  dhe i premtoi ndihmë nga Qeveria.

“Më ka bërë përshtypje puna e kryetarit Xhafer Tahiri, është i fokusuar në tema, vrapon pas punëve. Nivel i qendror ka mundur të bëjë më shumë për këtë qytet.  Vushtrria është pa stacion të autobusëve. Zgjerimi i rrugës dhe unaza e qytetit janë projektet që biseduam me kryetarin”, tha Haradinaj.

Ndërsa   Tahiri theksoi se nga ky takim morën mbështetje nga kryeministri Haradinaj.

“Na keni nderuar me ardhjen tuaj sot këtu. Kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm për punët e mira që po bëjmë. Morëm mbështetje nga  kryeministri për zgjerimin e rrugës Vushtrri- Mitrovicë, e cila do ta lidhë gjithë veriun. Për projektet e tjera si unaza e qytetit morëm mbështetje. Qeveria po vazhdon me projektin për parkun”, tha Tahiri.

Haradinaj takon kryetrarin e Vushtrrisë (Drejtpërdrejt)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po viziton komunën e Vushtrrisë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat