Komuna e Suharekës lejon shfrytëzimin e parkingut të saj nga mërgimtarët - Bota Sot
Komuna e Suharekës lejon shfrytëzimin e parkingut të saj nga mërgimtarët

Kosova

Komuna e Suharekës lejon shfrytëzimin e parkingut të saj nga mërgimtarët

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 09:30
Komuna e Suharekës

Komuna e Suharekës ka marrë vendim që parkingun e saj të shfrytëzojnë edhe bashkatdhetarët të cilët këto ditë do t’i kalojnë në vendlindje.

Në vendimin e kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj, urdhërohet Drejtoria për Administratë që të gjitha automjetet private me tabela të huaja t’ju lejohet shfrytëzimi i parkingut në oborrin e komunës.

Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë edhe në kryerjen e shërbimeve administrative.

Ky vendim do të mbetet në fuqi deri më 16 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...