MPJ dënon dëmtimin e disa varrezave ortodokse në Lipjan

Kosova

MPJ dënon dëmtimin e disa varrezave ortodokse në Lipjan

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:08
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënoi ashpër vandalizmin e disa gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit.

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal.

“Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se edhe incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritetet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat