QMF në Kijevë do të jetë mbyllur nga data 23 korrik, për 45 ditë pune, për shkak të punimeve - Bota Sot
QMF në Kijevë do të jetë mbyllur nga data 23 korrik, për 45 ditë pune, për shkak të punimeve

Kosova

QMF në Kijevë do të jetë mbyllur nga data 23 korrik, për 45 ditë pune, për shkak të punimeve

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:24
Malishevë

Njoftohen të gjithë qytetarët, të cilët kryejnë vizitat shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, se kjo QMF do të jetë e mbyllur nga data 23 korrik 2019, për 45 ditë pune, për shkak të punimeve që do të kryhen për meremetimin e objektit.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Liridon Hoti, sipas të cilit, në objektin e QMF-së, do të investohen 22 800 euro, nga organizata zvicerane, AQH, e cila në vazhdimësi ndihmon shëndetësinë në Malishevë.

Luten të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore, të vizitohen në Qendrat më të afërta Mjekësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...