MIT ofron zgjidhje për banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës

Kosova

MIT ofron zgjidhje për banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:46
Pamje nga takimi

Të autorizuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, një ekip nga MIT, sot takuan banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës, të cilëve u ofroi zgjidhje sa i përket kyçjeve në rrugën nacionale N9, segmenti Zahaq - hyrja e Pejës.

Në emër të ministrit Lekaj, banorëve iu adresua shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge.

Zejnaj tha se nga muaji gusht do të fillojë implementimi i katër rreth rrotullimeve dhe një hyrje - dalje në këtë segment rrugor.

Ndryshe, bBanorët e Zahaqit të Pejës janë kundër vendosjes së ndarësve të traseve në këtë fshat nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, gjë e cila po ua vështirëson dukshëm jetën atyre.

Sipas tyre, vendosja e këtyre barrierave u pamundëson qytetarëve të kësaj ane të kryejnë shërbimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare të bashkësisë lokale, në zyrën komunale, qasjen në shtëpinë e kulturës, dërgimin e fëmijëve në shkollë, bizneseve të kryejnë veprimtarinë e tyre tregtare, qasjen në sallën e sporteve që është në ndërtim e sipër dhe qytetarëve u duhet që të bëjnë minimum 5-7 km më shumë që të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Ata përkujtojnë se vënia e barrierave të tilla rrugore nuk parashihet me ligj në zonat me banim dhe se çdo veprim tjetër i ministrisë në rrugët përgjatë vendbanimeve duhet të konsultohet me banorët.

Banorët ankohen se këto nuk janë shkeljet e vetme që ka bërë Ministria e Infrastrukturës, pasi po e njëjta ministri ende nuk ka bërë shpronësimin e pronave dhe dëmeve anësore që ia kanë bërë banorëve gjatë ndërtimit të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat