Vdekja e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë, kërkohet përgjegjësi nga shteti

Kosova

Vdekja e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë, kërkohet përgjegjësi nga shteti

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF, nisur nga rasti i fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë, organizon konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në konferencë, do të prezantohet qëndrimi dhe kërkesat e KOMF ndaj institucioneve dhe do të kërkohen veprime dhe përgjegjësi për situatën e rëndë në të cilën shteti dhe institucionet vazhdojnë t’i lënë fëmijët në situatë rruge, të përfshirë në punë të rënda, duke u përballur me rreziqet e shumta përfshirë abuzimin seksual, trafikimin dhe vrasjen.

Po ashtu, do të kërkohet përgjegjësi për neglizhencën institucionale dhe mos marrjen me prioritet të rasteve të abuzimeve të fëmijëve.

Si dhe do të kërkohet zbardhja e rastit të vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë.

Konferenca do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat