Reagim kundër aktit kriminel – vandalist të heqjës së bustit të At Shtjefen Gjeqovit nga oborri i Shkollës Fillore në Klinë!

Kosova

Reagim kundër aktit kriminel – vandalist të heqjës së bustit të At Shtjefen Gjeqovit nga oborri i Shkollës Fillore në Klinë!

Nga: Tahir Shabani Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:38
At Shtjefen Gjeqovit nga oborri i Shkollës Fillore në Klinë!

Ne, shoqatat kulturore shqiptare në Republikën Baden-Württemberg të Gjermanisë, jemi të prekur dhe të indinjuar thellë nga akti kriminel dhe qyqar ndaj bustit të personalitetit dhe atdhetarit tonë të shquar At Shtjefen Gjeqovit. Në këtë rast, ne e dënojmë fuqishëm këtë akt të ligë vandalist dhe njëherit kerkojmë prej të gjitha institucioneve kompetente shtetërore angazhim maksimal në zbulimin, kapjën dhe ndëshkimin meritor të aktorëve të krimit. 

Udhëheqjës së Shkollës Fillore At Shtjefen Gjeqovi në Zllakuqan të Klinës, personelit arsimor, nxënës-ve dhe prindërve të tyre u themi se ju nuk jeni të vetmuar, ne si mërgimtarë jemi fuqishëm me ju ashtu siq me ju është mbarë kombi shqiptar. 

At Shtjefen Gjeqovi ky kolos i dijës dhe kulturës shqiptare, ky prift e arkeolog, ky patriot e përhapës i dijës dhe shkollave shqipe në trojet shqiptare është gjaku ynë sepse veprimtaria e tij ishte dhe është pjesë përbërëse dhe e pandashme e kulturës dhe historisë sonë të lavdishme – kombëtare.

Prandaj, kushdo (individ apo grup) që ka ndërmarrur një veprim të tillë kriminel, anticivilizues dhe antikombëtar, ndaj figurës së At Shtjefen Gjeqovit, me vetëdije ose jo, pa i paragjykuar motivet, kanë sulmuar kulturën tonë kombëtare dhe kanë cënuar rëndë interesin tonë kombëtar. Të tillët i konsidero-jmë tradhëtar dhe armiq të përbetueshëm, të cilët një ditë do të ndëshkohen gjithsesi.

Ne besojmë se aktet e tilla i përjeton rëndë çdo shqiptar por, më rëndë se kushdo tjetër i përjeton shpirti i mërgimtarit atdhetar. Kjo është kështu nga se ne shoqatat kulturore shqiptare, që veprojmë në Republikën Baden-Württemberg të Gjermanisë, personalitetet si Gjeqovi, Fishta, Vëllezërit Frashëri, Ismail Kadare etj., i kemi si ushqim shpirtëror dhe frymëzues për energji pozitive në interes të çështjes kombëtare.

Prandaj, ne, nga thellësia e mendjës dhe e shpirtit i gjykojmë dhe dënojmë fuqishëm aktet e tilla kudo që ndodhin ato. Poashtu, bashkë me keqardhjën tonë të thellë, për këtë që ka ndodhur, ne shprehim edhe solidarizimin tonë të fuqishëm me nxënësit, mësimdhënësit, drejtoreshën Marqe Selmani të Shkollës  At Shtjefen Gjeqovi në Zllakuqan të Klinës dhe me banorët e atyre fshatrave. Ne jemi me ju, Gjeqovi është i yni.  

Përfundimisht, apelojmë që shkalla e vigjilencës dhe unitetit kombëtar për mbrojtjën e vlerave tona të përbashkëta të ngritet dhe të fuqizohet edhe më shumë, sepse kjo është arma ma e mirë për ne dhe njëkohësisht arma ma shkatrrimtare për armiqët tanë.  Atdheu mbi të gjitha.

 Me respekt vëllezëror

Emrat e Shoqatave:

Shoqata „Yjet e Kosovës“ në Emendingen,  Shoqata „Isa Boletini“ në Sindelfingen,  Shoqata „Sali Çekaj“ në Pfaffenhofen,  AKV „Bardhosh Gërvalla“ në Ludwigsburg, Shoqata „Pavarësia“ në Shtutgard,  Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard, Shoqata „Kosova“ në Fellbach, Ansambli „Pavarësia“ në Shtutgard, Shoqata „Shqiponja“ në Schwäbischhall Shoqata „Nënë Tereza“ në Göpingen,Shoqata Kulturore në Heilbronn, Shoqata „Dardania“ në Manheim, Shoqata „Kadri Zeka“Nurtingen, Shoqata „Rinia“ në Singen dhe Shoqata "Scanderbeg"në Freiburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat