Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka folur për ikjen e infermierëve nga Kosova për në Gjermani.
Në një postim në Facebook, ai ka alarmuar se Kosova do të mbetet pa asnjë infermier, përcjell Bota sot.
Për këtë, ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, nuk po iu ofron mundësinë të rinjve profesionistë të punësohen në vendin tonë.
Postimi i Kurtit:
Gjermanisë i duhem 70 mijë infermierë
Adresa e parë ku do ti marrin këta është Kosova!
Nëse ky numër i madh i infermierëve do të ikin për Gjermani, Kosova do të mbetet pa asnjë infermier - kurse kjo qeveri këtë eksod të të rinjve, na shet si sukses!
Në vend që këtyre të rinjve profesionistë t'ju afrohet mundësia të nëpunësohen në vendin tonë.
Ky është rezultati i hajnisë pa fund, mjerim dhe braktisje!