Profesorët e UP-së diskutojnë për projektligjin për qeverinë e Kosovës

Kosova

Profesorët e UP-së diskutojnë për projektligjin për qeverinë e Kosovës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:27
Pamje nga takimi

Profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit Qeveritar për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, diskutuan sot për përpilimin e këtij projektligji të rëndësishëm për vendin.

Në vazhdën e takimeve për këtë projekligji, anëtarët e Komisionit të lartpërmendur e kanë parë të arsyeshme që të diskutojnë me profesorët këtë projektligj, e në veçanti nenin 96.2 të Kushtetutës tonë, ku flitet për numrin e anëtarëve të Qeverisë .

Ky diskutim u realizua në Fakultetin Juridik të UP-së, dhe pati si synim thelbësor që profesorët të japin kontributin e tyre nga ana profesionale për hartimin e këtij dokumenti.

Ky diskutim nuk do të jetë i fundit i këtij lloji, sepse deri në miratimin e këtij ligji, profesorët jurist do të japin sugjerimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat