Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Ngjarjet e paralajmëruara për sot, 18 korrik 2019:

Komisioni për Zhvillim Ekonomik realizon vizitë pune në Autoritetin e Aviacionit Civil. (Ora 10:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi viziton Shkollën “Haxhi Hoti”. (Shkolla “Haxhi Hoti”, Rogovë e Gjakovës, ora 10:00)

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, takohet me Komisionin për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

Komisioni për Çështje prezanton draftin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

Organizohet pritje për komandantit suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneral Tod D. Ëolters. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:20)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik realizon vizitë pune në Agjencinë për Shërbimet e Navigacionit Ajror. (Ora 11:15)

Organizata për Cilësinë në Arsim (ORCA) proteston kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Sheshi “Skënderbe”, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 225, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 13:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik realizon vizitë pune në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. (Ora 13:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Fushë Kosovës. (Komuna e Fushë Kosovës, ora 13:00)

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, mban konferencë. (Zyrat e PSD-së, ora 13:00)

Ekipi Olimpik i të Rinjve të Kosovës mban konferencë, ku do të bëhet prezantimi i Ekipit për Festivalin Olimpik Evropian “Baku 2019”. (Hotel “Sirius”, ora 13:30)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit me kryetarët e komunave të Pejës, Gjakovës, Rahovecit dhe Shtimes. (MMPH, ora 14:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat