Syla: Puna e mjekëve dhe infermierëve po ikin në Gjermani, por nuk po u del ashtu si po mendojnë - Bota Sot
Syla: Puna e mjekëve dhe infermierëve po ikin në Gjermani, por nuk po u del ashtu si po mendojnë

Kosova

Syla: Puna e mjekëve dhe infermierëve po ikin në Gjermani, por nuk po u del ashtu si po mendojnë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:10
Blerim Syla

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, në emisionin “Përballje ditore” ka folur për ligjin e pagave, mos vlerësimin e mjekëve nga shteti si dhe ikjet e punëtorëve shëndetësorë jashtë vendit.

Syla tha se puna e mjekëve nuk vlerësohet nga shteti, as në aspektin moral dhe as ekonomik.

Ai tha se punëtoret shëndetësorë çdo përballen me ofendim, kërcënime e me sulme.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë po ashtu shpjegoi se ikjet e punëtorëve shëndetësore jashtë vendit nuk janë zgjidhje.

Ai këto ikje nuk i quajti si fuqi punëtore për vendet që kërkojnë punëtorë shëndetësorë, por “skllavërim modern”.

“Nuk është e vërtetë që po ikin vetëm studentët, por janë duke ik edhe këta që janë të punësuar. Këta joshen me kompani të ndryshme si në Gjermani. Nuk po lidhin kontrata që kanë kryer shkollë. Janë si ndihmës të infermierëve atje. Dhe shumica e tyre përfundojnë nën përkujdesjen e pleqve. Mos të mashtrohen që e kanë jetën luks atje, paga 2500 euro është bruto pagë. Ku janë shpenzimet tjera, e me çka mund të jetojnë ata. Po marrin fuqi të lirë, kjo është një ‘skllavërim modern’. Faj ka politika jonë. Jemi i vetmi shtet që nuk bërë një marrëveshje të mirëfilltë më institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Syla.

Sipas tij, sikur Kosova të ishte në  BE, ikjet e punëtorëve shëndetësorë mund të quheshin lëvizje e lirë, por siç tha ai kjo quhet migrim.

“Nëse shteti pretendon se po luan rolin e uljes së papunësisë kjo është gabim. Nëse vazhdon ky trend pas 10 vjetëve, imagjinoni çfarë mund të ndodh. Askush s’na ka marr për bazë në argumentet tona”, potencoi ai.

Syla theksoi se nëse vazhdon kështu ikja e punëtorëve shëndetësorë brenda  dhjetë vjetësh  Kosova do të përfundojë në mjek të ardhur nga Siria e Afrika e vende të tjera. Syla ka folur është për gjendjen në shëndetësinë e Kosovës dhe ligjin për sigurime shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...