“Operacionet në QKUK janë kryer dhe po kryhen normalisht”

Kosova

“Operacionet në QKUK janë kryer dhe po kryhen normalisht”

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:30
Ilustrim

Në një deklaratë për media Drejtoria e SHSKUK njoftoi se operacionet në QKUK janë kryer dhe po kryhen normalisht.

“Në bazë të konfirmimit të Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, të gjitha sallat operative kirurgjike në QKUK kanë punuar normalisht, duke përfshirë edhe programin e planifikuar të operacioneve”, thuhet në deklaratë.

SHSKUK thotë se ka ndërmarrë masat e nevojshme për funksionim normal të sallave operative, në bazë të informacioneve të sotme nga klinikat kirurgjike edhe ditën e sotme, operacionet po kryhen normalisht.

Pati raportime në media se operacionet janë shtyrë për mungesë të barnave në disa klinika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat