Fillon ndërtimi i shkollës që kap vlerën mbi 1 milionë euro në Kaçanik

Kosova

Fillon ndërtimi i shkollës që kap vlerën mbi 1 milionë euro në Kaçanik

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:43
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka qëndruar në fshatin Doganaj të Kaçanikut ku marrë pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e shkollës së re që kap vlerën mbi 1 milionë euro.

“Bashkë me kryetarin e Komunës, z. Besim Ilazi, të parin e Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, morëm pjesë në këtë ceremoni festive për shkollën fillore “Ali Asllani”

Ministri ka thënë se ndërtimi i shkollës së re nuk është vetëm një premtim por edhe obligim.

“Nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat