Haradinaj pas dorëheqjes: Do të garoj sërish në zgjedhje

Kosova

Haradinaj pas dorëheqjes: Do të garoj sërish në zgjedhje

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:38
Ramush Haradinaj

Kosova duhet të bëhet gati për zgjedhje, pasi Qeveria e kryesuar nga Ramush Haradinaj është në dorëheqje. Kjo pasi kreu i ekzekutivit bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi është ftuar si i dyshuar në Hagë.

Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se nuk mund të paraqitet para Dhomave të Posaçme në Hagë si kryetar i Qeverisë, por si një qytetar i vendit, që e ruan nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit. Ai ka mohuar që prapa vendimit të tij të ketë pasur motive politike.

 “Kosova duhet të bëhet gati për zgjedhje. Qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri në zgjedhjet e lira, tani përgjegjësia bie tek presidenti. Unë i ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por jam i dyshuar, aq sa më jep populli besim do ta respektoj. Garoj në zgjedhje, edhe unë edhe AAK, por nuk kam mundur me e çu shtetin e Kosovës në një situatë të tillë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat