Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhëresë për zhvarrosje dhe identifikim në varrezat e një lokacioni në Podujevë

Kosova

Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhëresë për zhvarrosje dhe identifikim në varrezat e një lokacioni në Podujevë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:44
Prokuroria Speciale

Mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës – Njësia për Krime të Luftës, Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka lëshuar urdhëresë për zhvarrosje dhe identifikim në varrezat e një lokacioni në Podujevë.

Në zbatim të kësaj urdhërese, sot me datë 19.07.2019, nga institucionet relevante janë realizuar veprimet e përcaktuara nga Prokuroria, me ç ‘rast janë gjetur mbetje mortore të një trupi i cili dyshohet të jetë viktimë e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

 Pas gjetjes se mbetjeve mortore, Prokuroria Speciale ka urdhëruar Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, qe të bëjë ekzaminimin e këtyre mbetjeve mortore, me qellim të identifikimit të saktë të identitetit të viktimës përmes analizave të AND-së.

Procedura e kërkimit të mbetjeve tjera mortore të mundshme, në këtë lokacion dhe lokacione tjera, do të vazhdoj edhe në ditët në vijim sipas urdhëresave të Prokurorisë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat