Lladrovci: UÇK-ja dhe Haradinaj do të mbesin gjithmonë fitimtarë

Kosova

Lladrovci: UÇK-ja dhe Haradinaj do të mbesin gjithmonë fitimtarë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:15
Ramiz Lladrovci dhe Ramush Haradinaj

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit si pasojë e thirrjes që ka marrë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në Hagë si i dyshuar, kanë reaguar shumë politikanë e bashkëluftëtarë të kreut të AAK’së.

Ka reaguar edhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili thotë se ftesat e Speciales për ushtarët e UÇK’së janë të padrejta.

Ai ka thënë se i kanë përjetuar bashkë dhimbjet e lirisë dhe gëzimet e saj.

Reagimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, ftesat e padrejta u bënë për njerëzit e drejtë. UÇK dhe Ramush Haradinaj, kanë qenë edhe para 15 vitesh fitimtar, edhe sot edhe përjetësisht mbeten fitimtar.

Kryeministër, dhimbjet e lirisë i përjetuam bashkë, edhe gëzimet e lirisë do t’i bëjmë bashkë, duke besuar fort në pafajësinë e shokëve tanë dhe tënden si dhe pastërtinë e UÇK-së.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat