Fundjava me mot të nxehtë

Kosova

Fundjava me mot të nxehtë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 07:55
Ilustrim

Gjatë fundjavës mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ndërsa nga Afrika veriore do të depërtojnë edhe masa më të nxehta ajrore që do të kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga dita e martë do të zbresin lehtë rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 29C deri në 32C.

Pasditen e sotme priten reshje lokale shiu kryesisht rreth viseve malore.

Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 1-9m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat