Merdare, bashkatdhetarët po presin një orë

Kosova

Merdare, bashkatdhetarët po presin një orë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:24
Ilustrim

Mërgimtarët ia kanë mësyrë vendlindjes për të kaluar pushimet me familje.

Ata përmes pikave të ndryshime kufitare hyjnë në Kosovë, mirëpo, po në secilën prej tyre, pothuajse ka pritje për shkak të fluksit të madh të veturave.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja e bashkatdhetarëve në kufi me Merdare, është 1 orë deri 1 e 20 minuta.

Ndërsa, në dalje të saj nuk ka pritje të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat