Haradinaj ndan medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Akademinë Përkujtimore

Kosova

Haradinaj ndan medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Akademinë Përkujtimore

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 07:23
Në Akademinë Përkujtimore

(E plotësuar) -Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Mihedin Shehu, në 21 vjetorin e rënies së tij, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

Ai në këtë Akademi Përkujtimore tha se një ngjarje si kjo i bën krenarë popujt, po ashtu Haradinaj tregoi  se nuk është rastësi se pse Shejh Mihedini nuk e përfilli urdhrin e forcave serbe, e që mbeti në rolin e vet që kishte, besnik ndaj besimtarëve të vet, besnik ndaj popullit, ndaj atyre që ishte dhe ndau fatin me ta në Teqenë e Madhe në Rahovec.

Haradinaj, me këtë rast pasuesit të Teqesë, Shejh Besimit, i ka ndarë medaljen  “Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se Shejh Mihedin Shehu do të kujtohet gjithmonë si udhëheqës shpirtëror e fetar, si patriot dhe hero i Kosovës.

“Shejh Mihedin Shehu vjen nga një familje e cila përfaqëson me dinjitet vlerat e larta shpirtërore dhe atdhetare, familje e cila ndër vite dhe në periudha të ndryshme ka dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptarë të Kosovës”, tha kryetari Ismajli.

Në këtë akademi të organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, kryetarë të komunave dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Image
Image

 

Zbulohet shtatorja për Shejh Myhedin Shehu

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe ka zbuluar shtatorën e atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu.

Me këtë rast, i pari i Qeverisë është shprehur se një ngjarje si kjo e bën krenar popullin shqiptar, pasi  sipas tij,  Shejh Myhedin Shehu kishte brumin e atdhetarit shqiptar.

“Shejh Myhedin Shehu është pjesë e atdhetarëve, dijetarëve që historianët kanë me pas punë me të”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se  Shejh Myhedin Shehu do të përkujtohet gjithmonë si një hero dhe patriot shqiptar dhe ai është bërë kurban i lirisë së Kosovës.

Zbulohet shtatorja e atdhetarit Shejh Myhedin Shehu

Sot në Rahovec mbahet akademi përkujtimore dhe zbulohet shtatorja e atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu.

Aktiviteti organizohet nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili po ashtu merr pjesë në akademi dhe në zbulimin e shtatores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat